Adebayor stërvitet me fëmijë

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 18:30
Manchester City ka urdhëruar sulmuesin Emmanuel Adebayor të stërvitet me ekipin e të rinjve, ka njoftuar e përditshmja angleze The Daily Mail të premten.
Reprezentuesi i Togos nuk ka udhëtuar me ekipin për në turneun përgatitor në Amerikën Veriore dhe është në kërkim të një klubi të ri, pasi dëshiron të largohet nga Eastlands.
Adebayor dëshiron të nënshkruajë kontratë afatgjate me Real Madridin, ku ishte huazuar gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar.