E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini kërkon tri përforcime

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 19:00

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se i nevojiten edhe tre përforcime, pavarësisht qëndrimit ose largimit të sulmuesit Carlos Tevez.

Ylli argjentinas ka konfirmuar se dëshiron të kthehet në Amerikën e Jugut për të qenë më afër gruas dhe dy vajzave të tij.

Ndërsa, Mancini ka theksuar se ekipi i tij ka nevojë për përforcime tjera. “Na nevojiten dy, tre përforcime. Shpresoj t’i kem të gjithë këta futbollistë para ndeshjes kundër Manchester Unitedit (në Community Shield më 7 gusht)”, tha Mancini për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›