E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, favorit për Scudetto

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 18:00

Ish sulmuesi i Italisë dhe i Chelseas, Gianfranco Zola beson se Milan është favorit në Serie A, por pret që Juventus dhe Inter të paraqesin konkurrencë serioze.

Rossonerët triumfuan edicionin e kaluar duke fituar Scudetton e parë pas vitit 2004, ndërsa Inter përfundoi gjashtë pikë prapa tyre.

Duke analizuar edicionin e ardhshëm, Zola favorizoi Milanin të mbrojë titullin.

“Milan është favorit për Scudetto. Më pas vijnë Inter dhe Juventus, që ka bërë mirë me transferimin e Vidalit dhe ardhjen eventuale të Rossit, i cili është i ngjashëm me mua”, tha Zola për La Repubblica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›