Mata, i lumtur të mbetet

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 19:40
Juan Mata ka bërë të qartë se nuk insiston rreth largimit nga Valencia, pavarësisht se kërkohet nga Arsenali.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, tha të enjten se Mata mund të largohet nga klubi për një ofertë të mirë, por futbollisti ka theksuar se dëshiron të mbetet në La Liga.
“Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. Prej tani deri më 31 gusht nëse mbërrin ndonjë ofertë, atëherë klubi do ta vlerësojë atë, por unë kurrë nuk kam thënë se jam i pakënaqur këtu”, tha Mata për Marca.