Adela: Më vjen keq për veten, kam vuajtur shumë
Ditë debatesh për banorët e shtëpisë së "Big Brother" edhe një herë në qendër ka qenë Adela. Eltoni është i inatosur me të për faktin se Adela nuk kujdeset për pastërtinë e shtëpisë, duke u ankuar për këtë fakt te banorët e tjerë e jo tek Adela vetë.
"Përgjegjësia e Adelës"
Eltoni është i nxehur me Adelën, sepse nuk kujdeset për pastërtinë e shtëpisë. Ai u tregon banorëve kutinë e kosit dhe lugën që Adela e kishte ngrënë para tri ditësh dhe që ende ndodhet në kuzhinë. Eltoni tregon se pak më parë i kishte thënë asaj që ta hiqte, por Adela ia kishte kthyer se ishte mësuar që t‘ia hiqte gjithmonë Adi, kur ajo i linte ashtu. Sipas tij, ajo duhet ta bëjë vetë këtë gjë e të mos presë nga të tjerët, pasi nuk do të bëhen djemtë vajza e vajzat djem. Juna e kundërshton për konceptin e gabuar që thotë, sepse kjo gjë, sipas saj, nuk asnjë lidhje me të qenit vajzë apo djalë, pasi të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Anjeza i thotë që asnjë të mos e marrë derisa ajo ta heqë vetë dhe nëse do duhet ta pastrojnë vendin, atë mos e heqin. Ajo tregon se në fillim e kishte biseduar këtë argument me banorët dhe ata ia kishin kthyer me të madhe se secili shikon punët e veta. Ajo sjell disa shembuj për të cilët kishte debatuar që në fillim të qëndrimit të saj në shtëpi, por pa rezultat. Ari i thotë Eltonit që t‘ia thotë këtë gjë edhe Adelës dhe ai i rithotë se ajo u tregua indiferente ndaj vërejtjes së tij. Eltoni ka ndër mend që ta çojë deri në fund këtë çështje, sepse pastërtia është përgjegjësi e të gjithëve. Ai thotë se kur të gjejë diçka që nuk është në vendin e duhur, do ta marrë e do të hedhë në kosh, derisa banorët të mësohen me rregull dhe pastërti.
"M‘i thuaj në sy!"
Ndërkohë që Eltoni është duke diskutuar për sjelljen e Adelës për kutinë e kosit dhe fjalës që tha se ia hiqte Adi, ajo vjen dhe i thotë se po e dëgjon që nga brenda shtëpisë se çfarë po thotë ai dhe se kjo gjë nuk është e drejtë, pasi ai duhet t‘ia thotë në sy e jo ta komentojë kur ajo nuk është. Eltoni ia kthen se ai nuk e ka fare problem t‘ia thotë në sy ato që mendon për të dhe prandaj po e ngrinte zërin që ajo ta dëgjonte dhe fillon t‘ia thotë ato që po thoshte edhe asaj. Adela këmbëngul se ai nuk duhet ngrejë zërin që ajo ta dëgjojë, por ta thërrasë e t‘i thotë ato që ka për të thënë, pasi ajo nuk është mësuar që të flasë mbas shpine, por në sy për të tjerët dhe nuk pretendon që t‘ia bëjnë ashtu. Ajo shton se çfarë bën me Adin, është puna e saj. Eltoni nervozohet dhe i thotë se e njeh dhe e ka parë se si është ajo. Ai e lë fjalinë përgjysmë duke nënkuptuar se nuk është vendi i përshtatshëm që ata ta diskutojnë këtë gjë. Adela ia kthen se ajo ka gojë të flasë për çdo gjë, pasi e di se çfarë ka bërë, por edhe Eltoni i thotë se edhe ai e di mirë se çfarë po flet.
"Juna bën interesanten"
Adela dhe Moza komentojnë mënyrën e të folurit të Junës dhe se si i kthen ajo përgjigjet kur ato i thonë diçka. Adela imiton Junën kur pak më parë i tha që të merrte rrobat e saja dhe ajo ia kishte kthyer se i kishte marrë tashmë. Edhe Moza tregon se ajo ia kthen përgjigjet në një mënyrë shumë të prerë dhe si me bezdi. Adela flet gjithë inat për Junën dhe thotë që ajo mban një qëndrim në shtëpi, sikur të ishte e zonja e shtëpisë. Ajo tregon se kur i kërkon diçka për të bërë, ajo ia kthen se ka punë. Adela thotë se puna e saj e vetme është t‘i shkojë nga mbrapa Adit. "Do të bëjë interesanten", përfundon Moza.
"S‘bëhem ndryshe për një nominim!"
Debati për larjen e enëve gjithmonë ka nxjerrë në pah kontradiktat mes banorëve. Banorët kanë debatuar me njëri-tjetrin, sidomos Ari me Junën, duke marrë shkas dhe nga një debat mes tyre. Junida diskuton me Adin dhe Eltonin për sjelljen e Arit me të. Ajo thotë që nuk bie dot në të njëjtin nivel me të. Ajo shton: "Për hir të një nominimi unë nuk bëhem ndryshe!" Adi e këshillon që ajo duhet ta tregojë nivelin e saj te njerëzit që e ndjekin. Ai mendon që mes banorëve nuk duhet të ketë debate, por të ekzistojë toleranca duke sjellë si shembull sjelljen e Aidës me Adelajdën. Në kopsht vjen dhe Ari, i cili i rikthehet debatit me Junën. Ai thotë që ajo është e lirë të shprehë mendimin e saj dhe të ballafaqohet me të, njësoj si kishte bërë ai me të.
Arjoni bën intriga
Ari mendon që Arjoni është person cinik dhe e diskuton këtë gjë me Adin dhe Qetsorin. Ai thotë që i ruhet shumë marrëdhënies me të, pasi është natyra e njeriut që ngacmon shumë. Ai i kërkon Adit që mos ta përballë me të, pasi është cinizmi i tij mund ta nxjerrë jashtë kontrollit. Ai përmend një rast ku Arjoni i kishte thënë: "Të kanë harruar ato të kopshtit zoologjik! Ai shton që për të është shumë ofenduese. Sipas mendimit të tij fakti që Arjoni shkon mirë me Adin është për arsye se nuk e konsideron si ‘lojën‘ e tij. Ari thotë që Arjoni kishte thënë për veten që nuk është vetëm i bukur dhe i zgjuar, por që di të bëjë dhe intriga. Adi dhe Qetsori mbështesin idenë e Arit duke thënë që Arjoni e ka thënë shpeshherë këtë gjë. Adi thotë që ai është shumë i vogël, dhe nuk i shkon intriga. Ari thotë që nuk ka besim te njerëzit që pëlqejnë intrigat.
"Bjordi të ndriçon figurën!"
Duke diskutuar për 70 mijë eurot, Adelajda i thotë Adit me shaka që ai do që ta fitojë çmimin duke fjetur gjumë. Ari mbështet mendimin e saj dhe vazhdon shakanë duke thënë: "Adela po bën evolucion!" Adi dhe Ari ngacmojnë Adelajdën dhe i thonë: "Ke Bjordin në krahë që të ndriçon figurën!" Adelajda nuk e pranon këtë gjë duke thënë që figura që ka krijuar brenda shtëpisë nuk është nga ndikimi i Bjordit. Biseda e tyre kalon te finalja e "Big Brother". Bjordi i thotë Arit që mendon se ai do jetë banori i parë që do shkojë në finale.
Toni: "Ari është ‘bionde‘!"
Anjeza dhe Eltoni qëndrojnë në kopsht duke komentuar fjalën ‘cinik‘ të shprehur nga Ari. Anjeza thotë që ai mendon që cilësitë që ka ai, i kanë dhe të tjerët. Eltoni ia kthen që Ari nuk është cinik, pasi nuk është i zgjuar për të qenë i tillë dhe shton: "Ai është ‘bionde‘!" Anjeza i thotë Eltonit që Ari i kishte thënë që ajo e ka mendimin e imponuar, por ajo e kishte kundërshtuar këtë gjë duke i thënë që ajo nuk influencohet nga askush. Ato vazhdojnë bisedën duke diskutuar për debatin e Arit me Junën duke thënë që ai e ka sharë shumë atë.
Ditëlindja e Arjonit
Arjoni është një nga banorët, i cili ka festuar ditëlindjen e tij brenda shtëpisë. Për këtë "Big Brother" i kishte përgatitur një surprizë me këtë rast, duke i organizuar një festë. Banorët ishin të veshur si kinezë për shkak të provës. Ato urimin e dhanë në një formë të veçantë duke imituar kinezët.
Java aziatike
Prova këtë javë konsiston në njohjen, mësimin dhe përmbushjen e disa aktiviteteve që janë karakteristike për vendet aziatike. Aktivitetet janë mësimi i gjuhës kineze, sporte tradicionale të vendeve aziatike, karaoke dhe kuzhina. Banorët gjatë kësaj prove duhet të mësonin disa receta, gjithashtu dhe disa shprehje në gjuhën kineze. Për këtë "Big Brother" ka futur brenda shtëpisë kuzhinierë dhe një mësuese kineze, për t‘i ndihmuar në këtë provë.
Debati i banorëve
Argumenti i radhës që ka vënë përballë banorët e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë, ka qenë kësaj here, sistemi i kaluar politik. Ata kanë diskutuar mbi aspekte të ndryshme të tij si arsimi, mjekësia, persekutimi, familja, kanuni e shumë të tjera duke i krahasuar si ishin dhe si janë dhe u pozicionuar herë pro, herë kundër njëri-tjetrit. Në parim ata kanë qenë dakord, që ai sistem, si çdo sistem tjetër, ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, por cilat dhe sa të mira ishin, i kanë vënë ata përballë njëri-tjetrit.
"Sot ka analfabetizëm!"
Sipas Eltonit, një nga dramat më të rënda sot, ishin fëmijët e moshës shkollore që i shihje duke shitur cigare apo produkte të tjera, gjatë kohës që ata, normalisht duhet të ishin në shkollë. Ai theksoi gjithashtu edhe shkallën e lartë të analfabetizmit sot në Shqipëri.
"Kam vuajtur shumë!"
"Ndonjëherë më vjen keq për veten, i ka thënë Adelajda Qetsorit, sepse jam rritur përpara kohe!" Ajo ka shtuar më pas se kjo kishte të mirat e veta. Qetsori i është përgjigjur se kur të ishin jashtë, do të flisnin më mirë e do t‘i kuptonin më mirë gjërat. Ajo i ka thënë se kur të ishin jashtë, do t‘u tregonte shumë gjëra dhe vetëm atëherë ata do ta kuptonin tamam, njëherë e mirë dhe do t‘i thoshin se nuk kishte pasur faj. "Unë kam vuajtur gjithë ato vite, jam lodhur, jam përpjekur t‘i ndryshoj gjërat. Kam vuajtur vërtet!"
"Dikush më ka inat"
Eltoni dhe Juna kanë dalë në kopsht për të pirë kafen e mëngjesit dhe duke e shoqëruar me cigare. Ai ankohet se dikush ia ka mbaruar cigaret dhe ia merr nga vendi ku ai i mban. Juna i thotë që t‘ia japë asaj që t‘i vendosë ku i mban ajo të sajat. "Le të provojë ndonjë t‘i marrë", shprehet ajo dhe vazhdon të thotë se ka nga ata banorë të paskrupullt, me të gjitha të "mirat" bashkë që bëjnë sjellje të tilla, pasi kanë boshllëqe dhe kanë ardhur në shtëpi për t‘u shfryrë për problemet personale. Eltoni ankohet edhe për rrobat apo fletat që kishte mësuar gjuhën kineze se i kishte gjetur përtokë, pasi dikush ia kishte hedhur. "Ndonjë inatçi do ketë qenë, por nuk e di se kush", thotë ai.