E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherif Merdani, tur koncertesh në Amerikë

Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani (Artist i Merituar), do të jetë më pranë shqiptarëve të diasporës. I ftuar nga "Albanian Tv" dhe Qendra Kulturore e Shqiptarëve në Miçigan, në periudhën 5 maj - 5 qershor 2009, do të jetë i pranishëm në SHBA, ku do të zhvillojë në mbarë diasporën shqiptare, një turne me koncertin e tij recital "Ku më mbete ti rini?". Turneu, që do të nisë më datën 9 maj 2009 në Ohajo, do të vazhdojë më 10 maj në Çikago, më 16 maj në Boston dhe më 23 maj në Miçigan, për të përfunduar më 30 maj në Kenerika, që shquhet për praninë e më se 12.000 shqiptarëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›