Arthur Tashko Legacy: Babai më ka rrëfyer për Shqipërinë
I shtyrë në moshë vjen në Tiranë për të folur për të atin piktor. I ati, Artur (Anastas) Tashko, vëllai i sopranos së njohur Tefta Tashko, e ëndërroi rikthimin. Jetoi mes Amerikës dhe Kolumbisë, punoi dhe ekspozoi me Picaso e Matisse, por nuk mbeti i panjohur për shqiptarët. Për herë të parë, veprat e tij janë ekspozuar në "Zenit". I biri, i lindur nga martesa e parë me amerikanen Elsa Tashko, rrëfen diçka më shumë për të atin piktor.
Për herë të parë, disa nga pikturat e babait tuaj ekspozohen në Tiranë. Ju po ashtu vini për herë të parë këtu. Çfarë ju ka treguar për Shqipërinë?
Babai më ka folur gjithmonë. Kishte shumë nostalgji, sepse nuk mundi të vinte dot. Nuk ishte i lirë të vinte në Shqipëri, dhe ndonëse ishte natyrë realiste, besoj se gjithë jetën ruajti imazhe romantike për këtë vend.
Si e keni njohur ju babain tuaj si piktor, për aq kohë sa jetuat me të?
E kam njohur shumë mirë. Udhëtonte shumë për të kërkuar të vërtetën artistike. Ishim mësuar me largimet e tij, ndonëse unë nuk isha dhe akoma nuk jam dakord me të. Mendoj se e vërteta artistike është aty ku je në një moment, aty ku rri dhe nuk është e nevojshme të kërkosh për të. Mbase kjo ndodhte edhe sepse më merrte malli shumë për të.
Sa piktura të tij trashëgoni? Cili është raporti juaj me veprat që ai realizoi më vonë, atëherë kur nuk jetonit më me të?
Ruaj 10 vepra në shtëpinë time në Nju Jork. Pjesën e parë të pikturës së tij e njoh më mirë. Më pas di se pikturat e tij kanë ndryshuar dhe kjo ishte e natyrshme. Ai ka kaluar shumë kohë duke u marrë me to dhe sigurisht njohuritë janë përmirësuar. Perceptimi i gjërave me kalimin e kohës ndryshon. Provoi çaste lumturie më vonë, gjë që është pasqyruar edhe në pikturat e tij. Veprat e periudhës së parë janë pak ndryshe, janë më shumë në kërkim të bukurisë, se sa në shfaqjen e vetë bukurisë.
A i ruajtët kontaktet me të pasi u nda nga nëna juaj?
Po, kam qenë gjithmonë në kontakt. Sa herë që flisnim, ai përfundonte duke më folur për pikturën e tij.
Si mund ta përshkruani ju babain tuaj?
Mbase ai më shumë kuptohet përmes pikturës së tij. Ishte më i interesuar për kërkimin, se sa për rezultatin dhe kjo është e dukshme. Kjo bënte pjesë në personalitetin e tij dhe jo rrallë herë e përjetonte si shqetësim në punë, por edhe në jetën e përditshme. Them se është përpjekur që pikturat t‘i sjellë me një lloj rregulli, ndërsa vetë ishte shumë i çrregullt.
Motra e tij, Tefta Tashko Koço, ishte një soprano e njohur në Shqipëri. Ju ka folur ndonjëherë për të?
Nuk e di nëse ai kishte mësuar mbi fatin e saj. Ngurronte të fliste me mua, sepse isha i vogël dhe nuk donte të rritesha me shqetësimet e tij. Unë mendoja se me kohë do t‘ mësoja gjërat, por akoma ka shumë të tilla që nuk i di. Por unë kisha disa incizime të Tefta Tashko Koços që i dëgjoja shpesh. Doja të shihja nëse ato regjistrime mund t‘i gjeja në CD. Në internet zbulova se dikush i zotëronte e mund t‘i shiste. Kështu kontaktova me Eno Koçon (i biri i sopranos).
Ndiheni ndopak shqiptar?
Ndihem shumë shqiptar. Tani që i shoh e i takoj, kuptoj se si janë me të vërtetë.
Cili është profesioni juaj?
Unë kam punuar si profesor historie për 30 vite. Nëse do të kisha edhe një jetë tjetër, sërish do të isha bërë profesor. Kam qenë dhe jam mjaft i interesuar për jetën e qyteteve. Kjo është një arsye tjetër pse me pëlqen të jem këtu. Dua të di më shumë për Tiranën. Është një qytete që funksionon tërësisht ndryshe nga ata që kam studiuar deri më tani. Më pëlqen fakti që njerëzve nuk iu tregon dikush se si të jetojnë. Kjo është një gjë e rrallë dhe është një eksperiencë e vërtetë evropiane.