Adele triumfon në çmimet Grammy
Ndarja e çmimeve Grammy në Staples Center të Los Angeles ashtu siç pritej nisi me një homazh për Whitney Houston, këngëtaren 48-vjeçare që u gjet e vdekur të premten në një hotel të Beverly Hills.
Ylli i kësaj mbrëmjeje ishte këngëtarja Adele e cila triumfoi duke duke fituar 6 çmime Grammy, mes të cilëve atë për këngën, singëllin dhe albumin e vitit me Rolling in the Deep, këngë që është pjesë e albumit 21.
Këngëtarja britanike falenderoi mjekët që e operuan në kordat vokale duke i bërë të mundur ngjitjen sërish në skenë. Në kategorinë rock dominoi grupi Foo Fighters që me këngën e tyre Walk morën pesë çmime.
Fitues të tjerë (mbi 75 kategori për të cilët u ndanë çmime) ishin edhe Kanye West dhe Jay-Z në kategorinë rap; Lady Antebellum për albumin më të mirë country me Own the Night; Taylor Swift për këngën e saj Mean; Bon Iver si artisti i ri më i mirë.
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Grammy u pasurua edhe nga performancat e artistëve si Paul Mçartney, Rihanna, Chris Broën dhe Kelly Clarkson.