E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës anulon festimet për 14 shkurtin

Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia e Tiranës njoftoi sot se të gjitha aktivitetet e parashikuara në kryeqytet ditën e nesërme, do të anulohen.

Zyra e shtypit tha sot se anulimi i festimeve të Shën Valentinit vjen pasi ky institucion solidarizohet me situatën në zonat e bllokuara nga dëbora.

Në ditën e të dashuruarve Bashkia kishte parashikuar disa aktivitete për të rinjtë përfundon njoftimi i bashkisë pa bërë të ditur axhendën që ishte parashikuar për nesër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›