Apple shfrytëzon vdekjen e Whitney Houston
Fansat e këngëtares amerikane e cila humbi jetën dy ditë më parë kanë akuzuar Apple se po përdor vdekjen e saj.
Përmbledhja e fundit e këngëve të saj, e hedhur në treg në vitin 2007, është rritur nga 4.7 dollarë në 12.6 dollarë.
Kjo gjë erdhi pak orë pas lajmit për vdekjen e këngëtares që ka realizuar dy këngë shumë popullore si I Will Always Love You dhe I Wanna Dance With Somebody.
Përdoruesit e iTunes thonë se ishte e pamundur blerja e albumit pas dhënies së lajmit për vdekjen e këngëtares 48-vjeçare.