E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina Farrici gruaja qe fitoi Burrelin

Profil Mesuesja e fizikes Do te ridimensionoj vlerat e nje qyteti europian

Partia Demokratike qe nga viti 2003 sundonte ne Burrel me kryebashkiakun Skender Lleshi nje mjek i nderuar me profesion. Sfidat e tjera elektorale me PS Lleshi i kishte fituar bindshem dhe kjo e bente garen edhe me te forte dhe Burrelin ne mitin e nje bastioni te PD-se.

Burgajeti i Matit njihet ne histori si vendlindja e Mbretit Zog. Ne Burgajet lindi edhe Adelina Farrici Ruci me 8 prill 1968.

Gjyshi i saj Hafiz Muste Stafasani i diplomuar per teologji ne Turqi vuajti ne vitet e pushtetit komunist burgun per agjitacion dhe propagande.

Adelina u rrit ne kete terror psikologjik nga prinderit e saj qe pervec punes dhe guximit nuk mund ta perballonin jeten ndryshe. Familja e saj u zhvendos ne qytetin e Burrelit kur Adelina ishte ne klase te peste ku dhe kreu gjimnazin me nje perparim te shkelqyeshem. Diplomohet ne degen e fizikes ne Universitetin e Tiranes dhe vitin e kaluar mbrojti Masterin e Nivelit II dega Menaxhim ne profilin Lidership.

Gjeni dhe trysnia e sistemit per ti perballuar vete sfidat e jetes me bene kjo qe jam sot thote Adelina.

Drejtues financiar i suksesshem njeri korrekt e mbi te gjitha qytetar etiketohet ne komunitetin burrelas bashkeshorti i Adelines Urim Farrici aktualisht drejtor rajonal i nje banke me seli ne Mat. Kryetarja e Bashkise se Burrelit ka dy djem Renaldo student dhe Klajdi gjimnazist. Ne vecanti bashkeshorti Urimi me kane shtyre te investoj jo vetem per familjen time te ngushte por edhe per kete komunitet pasi thote Urimi vlerat dhe kapacitetet intelektuale te Adelines duhet te vlejne edhe per komunitetin ku jetojme.

Adelina nis ne 2004-n karrieren politike si anetare e Kryesise se PS-se ne Mat dhe sekretare per marredhenie me publikun. Ne 2007-n kryetare e PS-se Burrel dhe ne vitin 2009 kandidate per deputete e listuar e fundit. Kjo me sherbeu per te krijuar besimin te qytetaret e mi se une punoj dhe investoj per te. Jane ata eshte komuniteti burrelas qe me nxiti te garoj direkt me vlerat e mia ne kete gare elektorale per ta e me ta thote Adelina. Kryetarja e bashkise me profesion mesuese fizike ne 20 vitet e saj te punes ne dekaden e fundit ka qene drejtuese dhe menaxhere e suksesshme e tre gjimnazeve te qytetit. Komuniteti gezon nje respekt te madh per te

Motivi im ishte te beja nje fushate te tille qe duke qene femer te sillja nota zbutese te perplasjeve politike. Kjo u vertetua ne qetesine qe e karakterizoi kete fushate ne Burrel e cila kaloi pa incidente. Edhe ne debatet televizive te mediave lokale e kombetare debatet tona jane vleresuar per mjaft qytetari. Kandidati im rival apo stafi mbeshtetes i tij e nisen keq kete fushate me kercenime per vende pune heqje te ndihmes ekonomike dhe kjo me beri mua edhe me te forte ne kete gare qe tu garantoj qytetareve te mi mosprekjen e votes pavaresisht se per ke do te votojne tregon kryetarja e Bashkise se Burrelit. Kjo solli qe nga 16 Qendra Votimi te Bashkise se Burrelit mesuesja e fizikes te rivalizonte ish-kryetarin e dy mandateve Lleshin ne 14 prej tyre dhe ne total te ishte perpara me 539 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›