E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi ne tre njesi pritet te caktoje ngjyren e Durresit

Demokratet humbasin terren ne te gjithe qarkun. Syte nga bashkia

Kur procesi i numerimit po i afrohet fundit harta e pushtetit politik ne njesite vendore te Qarkut te Durresit eshte konfiguruar ndryshe. Partia Socialiste dhe aleatet e saj kane fituar terren ne kete qark ndersa eshte tkurrur disi pushteti i te djathteve. Sukth Manez Katund i Ri Gjepalaj Xhafzotaj Rrashbull e Kruje jane fituar nga Aleanca per Qytetarin. Shijak Ishem Maminas Fushe-Kruje Thumane dhe Nikel nga Aleanca per te Ardhmen. Mbetet i pambyllur ende vetem Durresi ku diferenca mes kandidateve eshte te pakten 1000 vota nga kutia ne kuti. Nderkohe ne Kruje pritet te mbyllen komunat e Bubqit dhe Cudhise. Per Bubqin parashikohet fitorja e se majtes pasi ne kete komune pervec kandidateve te dy aleancave kryesore ka dale me vete dhe nje kandidature e PDIU-se. Kjo situate e re ka shtuar pranine e ngjyres roze ne Qarkun e Durresit ku gjithsesi zoteron ende bluja ne rast se do te komunikohej me gjuhen e ngjyrave. Zhgenjyese per te djathtet ka qene humbja perseri e Bashkise se Shijakut dhe rreziku per Bashkine e Durresit ku kandidati socialist vazhdon te kete perparesi me te pakten njemije vota. Ne Durres komunat Ishem dhe Maminas qe ishin te drejtuara nga perfaqesues te Partise Demokratike jane fituar nga kandidatet e Aleances per te Ardhmen. Tri njesite e mbetura ne rang qarku ku Bashkia e Durresit mbetet vendimtarja do te percaktojne dhe zoterimin e njeres prej aleancave politike ne keto zgjedhje lokale qe me shume se kurdohere e kapercyen te qenit zgjedhje administrative duke dhene dhe mesazhe per nje komunitet votuesish gjithnje e me te ndergjegjesuar dhe qe jo thjesht mbeshtet forcen e vet politike por di te percjelle dhe mesazhe te qarta per te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›