E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Adelina

Nga Express më 05 gusht 2011 në ora 10:28

Adelina Berisha, e cila ishte në qendër të vëmendjes në media për disa foto ku ajo dukej pa të brendshme, ka reaguar menjëherë për postimin e këtyre fotove duke thënë që ka pasur veshur të brendshme. Sipas Adelinës motrat Koçi ushtrojnë një xhelozi ndaj këngëtares dhe këto shkrime dhe foto kanë dalë pikërisht nga duart e tyre.

“Qe një kohë të gjatë motrat Koçi dëshirojnë të ‘kapen’ me mua. Ato janë duke publikuar shkrime dhe foto jo të këndshme për mua në një gazetë që ato e menaxhojnë në Shqipëri. Këto foto janë postuar edhe në mediet kosovare. Nuk është e vërtet që unë kam dal pa të brendshme në koncert. Kam pasur veshur një mini-fund, por kam pasur veshur të brendshme”, ka thënë Adelina.

Adelina ka pohuar se e gjithë kjo ‘rrëmujë’ ka lindur sepse Greta dhe Emi janë shumë ziliqare ndaj Adelinës sepse ajo ka më shumë famë dhe më shumë fansat se ato dyja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›