Piramida, Kuvendi Civil: Do kërkojmë referendum

Kuvendi Civil, bashkim i një grupi OJF-sh renditet në barrierën kundër prishjes së piramidës. Drejtuesit e kësaj lëvizjeje kanë protestuar sot para Presidencës dhe kanë bërë me dije, se nuk do tërhiqen derisa të marrin përgjigje nga drejtuesit e qeverisë për mos prishjen e saj. Gjatë protestës së improvizuar, ata shprehën zhgënjimin që presidenti i vendit, Bamir Topi nuk e ktheu ligjin në parlament në formë të pastër refuzimi.
Referendumi i kërkuar prej tyre do të jetë mbarë kombëtar dhe sipas drejtuesve do të kenë mbështetjen e fuqishme të popullit. Pak kohë më parë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm kërkuan nëpërmjet një peticioni, një referendum lokal për mosprishjen e Piramidës.