15 oferta për Schwarzenegger
Pas angazhimit në politikë, aktori i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, i është kthyer aktrimit, Ai ka njoftuar se po shqyrton rolet e ofruara në 15 filma.
Nga Express më 09 mars 2011 në ora 15:59
Pas përfundimit të mandatit si guvernator i Kalifornisë, ylli i filmit “Terminator” shprehu dëshirën që t’i kthehet profesionit, xhirimit të filmave.
Sipas mediave amerikane, Schwarzenegger po i shqyrton seriozisht të paktën 15 skenarë filmikë, duke filluar që nga vazhdimi i ri i filmit Terminator, e deri te filmat Predator e Running Man.
“Aty ka edhe mjaft gjëra origjinale, megjithëse po e shqyrtoj edhe rolin në një komedi. Deri në fund të marsit, ose fillim të prillit, do t’ju njoftojë për vendimin tim”, deklaroi Schwarzenegger, i cili refuzoi të jepte detaje të tjera rreth ofertave.