E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ademi: Kriza nuk pengon përfaqësimin e shqiptarëve

Shkup -Zëvendëskryeministri i Maqedonisë deklaroi se rebalanci i buxhetit për vitin 2009 që u miratua dje ( e martë) nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk parasheh ndalesë për punësime të reja në administratën shtetërore ne pjesën e realizimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, obligim ky që del nga Marrëveshja e Ohrit. Zëvendës kryeministri i RM-së Abdilaqim Ademi deklaroi se do të realizohet Program i Qeverisë së RM-së, për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë.

“Me miratimin e rebalancit të buxhetit për vitin 2009 janë paraparë disa shkurtime të harxhimeve si dhe ndalesa për punësime të reja në administratën publike për vitin 2009. Mirëpo, kjo ndales nuk vlen sa i përket përfaqësimit të drejt dhe adekuat, obligim ky që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Të gjitha konkurset që janë hapur deri më sot do të realizohen dhe do të ketë edhe konkurse të reja me qëllim për të plotësuar Programin të Qeverisë dhe për ta Implementuar pjesën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, - deklaroi sot Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së.

Ai edhe njëherë sqaroi se sipas Programit të Qeverisë gjatë këtij viti do të punësohen 1 000 administratorë të rinj. Kryeministri Gruevski deklaroi dje se nuk do të ketë punësime të reja, dhe shpenzimet rrjedhëse do të zvogëlohen për 16 për qind. Gruevski paralajmëroi kursim të madh, duke na informuar se këtë vit nuk do të ketë rritje të rrogave në administratën publike për 10 për qind, që ishin planifikuar më herët. Të gjitha këto pasi që sipas tij, vendi rrezikohet nga kriza ekonomike globale, krizë e cila nuk vlen kur janë në pyetje miliona euro të planifikuara për ndërtimin e kishave dhe skulpturave duke provokuar kështu shqiptarët në Maqedoni dhe shtetet fqinje për rreth. INA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›