Ivanov ka shpenzuar 1 milionë $ për të ardhur në post
Shkup -Gjatë ditës së djeshme, partitë politike në Maqedoni, dorëzuar raportet financiare në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga të dhënat e raporteve financiare rezulton se funksioni i presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka kushtuar rreth një milion dollarë. Sipas raportit financiar të partisë VMRO-DPMNE të cilës i takon presidenti aktual gjysmë milion euro janë shpenzuar për reklama televizive, ndërsa rreth 150 mijë për kapela, stilolapsa, ombrella dhe gjëra të ngjashme.
Ndërkaq, partia opozitare LSDM për kandidatin e saj presidencial, Lubomir Fërckovski ka shpenzuar 148 mijë euro nga buxheti i partisë dhe 400 mijë euro shpenzime tjera kanë qenë donacione. Kandidati i Demokracisë së Re ka shpenzuar 180 mijë euro, ndërsa ai i BDI-së rreth 20 mijë euro, edhe atë nga donacionet. Më së paku kanë shpenzuar kandidatët presidencial, Nano Ruzhin dhe Mirushe Hoxha.
Nano Ruzhin ka deklaruar se ka shpenzuar vetëm 6 mijë euro, ndërsa Mirushe Hoxha e vetmja femër kandidate për postin e presidentit ka shpenzuar vetëm 4.700 euro. Vetëm kandidati i pavarur presidencial, Lube Boshkovski akoma nuk ka dorëzuar raportin financiar deri të Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. ina/start