Serbia bind Shkupin dhe Podgoricën për të heshtur në GJND
Shkup -Serbia ka bindur Maqedoninë që të mos marrë pjesë në procesin për pavarësinë e Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lajmin e bën të ditura gazeta e përditshme në Prishtinë, “Zëri”, sipas të cilit Serbia përveç Maqedoninë ka arritur të bind edhe vendet tjera të rajonit si Kroacinë dhe Malin e Zi."Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç i ka meritat më të mëdha për bindjen e këtyre vendeve për të mos marrë pjesë, ose për të mos deponuar materiale relevante për shqyrtimin e rastit të Kosovës”, shkruan gazeta. Sllovenia është i vetmi vend i rajonit që ka marrë vendim për të përkrahur shtetin e Kosovës në këtë proces gjyqësor.
Nga Pallati i Drejtësië në Hagë është bërë e ditur se në fazën e ardhshme, e cila do të zgjasë deri me 17 korrik të këtij vitit, të gjitha palët kanë të drejtë t'i paraqesin në gjykatë argumentet edhe komentet e tyre shtesë në formë të shkruar lidhur me pjesëmarrjen e shteteve tjera në këtë proces. Në favor të pavarësisë së Kosovës janë rreshtuar 21 shtete, ndërsa 13 shtete të tjera kanë deklaruar përkrahjen për Serbinë.