Ficxherald: NATO do të përkrahë krijimin e FSK-së
Prishtinë -Admirali amerikan, Mark Ficxherald, komandanti i krahut Jugor të NATO-s, ka deklaruar në Prishtinë se NATO vazhdon të përkrahë krijimin dhe aftësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas kumtesës së Ministrisë së FSK-së, gjatë bisedës me ministrin, Fehmi Mujota, admirali Ficxherald dhe komandanti i KFOR-it, Xhuzepe Emilio Gaj, i kanë vlerësuar lartë aktivitetet e deritashme për kriojimin e FSK-së, dhe kanë njoftuar se për aftësimin e kësaj force janë siguruar mjete shtesë prej tre milionë eurosh.