Zanieri: Roli në të ardhmen, ai i vëzhguesit
Prishtinë - Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, në një intervistë për BBC ka thënë se roli i tij në të ardhmen do të mund të jetë ai i vëzhgimit të punës së misionit të EULEX-it, të institucioneve të Kosovës dhe atyre serbe në veri. Ai tha se me përfundimin e rikonfigurimit të misionit, do të mund të propozojë ndryshimin e emrit të UNMIK-ut dhe të zinxhirit komandues të tij brenda OKB-së.
Zannier tha se i takon KS të OKB-së që të vendosë mbi të ardhmen e misionit në Kosovë. Gjithashtu, në këtë intervistë Zannier shpjegoi se u është bërë thirrje edhe Prishtinës edhe Beogradit që të krijojnë kushtet për një dialog të drejtpërdrejtë mes tyre për çështjet e interesit të përbashkët, megjithëse sipas tij, një dialog i ndërmjetësuar tashmë po zhvillohet në terren.
Shefi i UNMIK-ut tha se në rast të një dialogu të drejtpërdrejt mes të dyja palëve, misioni që ai udhëheq do të luajë vetëm një rol të vëzhguesit.