E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia do të lobojë për njohjet e Kosovës

Ankara - Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka kërkuar nga kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, që ai personalisht dhe diplomacia turke që të përdorin ndikimin e tyre për njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës. Tërnava zhvilloi një vizitë në Ankara, nga ku ka takuar kryeministri turk Erdogan. Ky i fundit, i ka thënë Myftiut se, Turqia si deri më tani edhe në të ardhmen do të jetë një përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës në rrugën e saj për t’u konsoliduar në arenën ndërkombëtare.

“Madje, kryeministri turk u shpreh se edhe ai vet po edhe diplomacia turke do të vazhdojnë që të lobojnë në shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, theksohet në komunikatë. Gjithashtu, gjatë takimit të dy personalitetet diskutuan edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy bashkësitë islame të dy vendeve.

Myftiu e njoftoi kryeministrin se me DIJANET-in e Turqisë kanë bashkëpunim të shumanshëm, bashkëpunim ky i fokusuar në krijimin e mirëbesimit në mes komunitete dhe popujve, si dhe angazhimin për paqe, tolerancë e mirëkuptim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›