Ademi: Regjistrimi në nëntor ose vitin e ardhshëm

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi deklaroi sot sërish vendimin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, që ishte caktuar të mbahej muajin e ardhshëm.
Sipas tij, regjistrimi duhet të mbahet pas zgjedhjeve të parakohshme, rreth muajit nëntor apo në prill të vitit të ardhshëm.
Ai theksoi se partitë e maxhorancës kanë ofruar dhe pranuar ndryshimet e Kodit zgjedhor, listës zgjedhore, duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE-së, dhe duke pranuar kërkesat e opozitës. Ademi ftoi opozitën që të kthehet në Parlament dhe të ofrojë të gjitha vërejtjet e saj për të dhënë kontribut për zgjedhje te drejta dhe demokratike.