Ademi: Së shpejti do vendosen marrëdhëniet Shkup-Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi ka deklaruar se marrëdhëniet diplomatike midis Prishtinës dhe Shkupi do të vendosen sa më shpejtë.
"Maqedonia e ka pranuar planin e presidentit Ahtisaari. Nuk ka nevojë për komplikime dhe deklarata, sipas të cilave kemi probleme me Kosovën, pasi ato do të krijonin konfuzion në opinionin publik. Marrëdhëniet mes të Shkupit dhe Prishtinës janë të shkëlqyera. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do të plotësohet çdo gjë, që do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve", theksoi zëvendëskryeministri maqedonas në njç intervistë për gazetën "Epokën e re". Ai mohoi se Maqedonia është duke e anashkaluar Kosovën për hir të Serbisë, ndërsa anashkalimet që i janë bërë presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i konsidron si çështje të tejkaluara. Duke folur për shqiptarët në Maqedoni, ai vlerëson se shqiptarët kanë tri çështje themelore. "Preokupimi i përditshëm mbetet implementimi sa më i shpejtë dhe cilësor i Marrëveshjes së Ohrit, zbatimi në praktikë i gjuhës dhe përfaqësimi proporcional, stabilizimi i gjendjes social-ekonomike dhe integrimi në strukturat euroatlantike", tha Ademi.