Reali i Madridit lidh kontratë private me Ronaldon
Madrid - Gazeta AS publikon se Kristiano Ronaldo po bëhet gati të largohet nga Mançesteri në drejtim të Madridit për shifrën e 95 milion eurove. Në kontratën private të lidhur me Realin futbollisti portugez do të përfitojë 9 milion euro në sezon.
Ronaldo është ëndrra e vjetër e presidentit Roman Kalderon. Sipas gazetës AS, klubi madrilen dhe Ronaldo kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake, pavarësisht sesi do të dalë rezultati i zgjedhjeve për kreun e klubit më të lavdishëm të globit. Rreth zërave për këtë kontratë paraprake, Ronaldo nuk ka bërë asnjë koment.