PS: Prokuroria të nisë hetimet për Armo-n
TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar pas publikimit të raportit të TIA-s në lidhje me shkallën e lartë të korrupsionit të vend. “Sot Shqipëria është gdhirë më keq se një ditë më parë: me namin e dalë në Botë si “një nga vendet më të korruptuara” ose po t’i referohemi folklorit vlerësues ndër vite, me namin e “fucisë së qelbur të Ballkanit”!
Në një deklaratë për mediat deputeti Erion Brace është shprehur, se tregues i korrupsionit është demi që i ka ardhur shtetit nga borxhet e kompanisë ARMO.
“Për ta bërë edhe më faktik leximin e treguesve të korrupsionit, po i referohem, sektorit strategjik të naftës, dy ndërmarrjeve-ARMO e ALBPETROL, Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për këto 9 muaj të parë të vitit: Dëmi efektiv, në veprimtarinë ekonomiko financiare, në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore: në ALBPETROL sh.a Patos, në vlerën e 2.610 563 000 lekë të reja, e cila përfaqëson moslikujdimin e faturave të shitjeve të produkteve nga ARMO deri në fund të vitit 2008 dhe nga diferenca në cmim të këtyre shitjeve!”, thekson Brace.
Pra Sipas deputetit socialist ky dëm efektiv i ka ardhur shtetit nga borxhet e kompanisë ARMO, privatizuar, favorizuar si monopol, për klientin tashmë me nam të familjes që na qeveris. Dëm i barabartë me rrogat për një vit e tetë muaj të mbi 4000 naftëtarëve të Kucovës, Fierit, Ballshit të cilët kanë tre muaj pa marrë rrogat e ligjshme.
“Dëm i barabartë me 237 mijë pensione mujore, të atyre njerëzve të moshës së tretë që ndjejnë më shumë se kushdo me paratë e munguara në pensionet e tyre, peshën e korrupsionit të familjes që na qeveris.”.
Erion Brace i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për zbardhjen e mekanizmave të krimit.
“Mjafton vetëm ky fakt që Prokuroria të nisë hetimet, të zbërthejë juridikisht mekanizmin e krimit me këtë dëm efektiv, të ndëshkojë zyrtarët e përfshirë në këtë krim penal, të kthejë paratë në arkat e shtetit, duke zbrazur arkat e familjes.Është e dyta herë, për të njëjtën cështje, që në emër të PS i kërkojmë Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë sqarim! Për Shqiptarët! Për vetë jemi të qartë! Heshtja e derisotme nuk është sfidë ndaj nesh, por nënshtrim para ligjit të pandëshkueshmërisë të familjes”, përfundon Brace.
(m.a/BalkanWeb)