Maroni-Berisha: Italia avokate e Shqipërisë për liberalizimin e vizave
TIRANE- Mënyra më efikase për të luftuar mafien edhe konfiskimi i të ardhurave kriminale. Kështu ka deklaruar në Tiranë ministri i brendshëm Italian Roberto Maroni, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Berisha. Zyrtari i lartë italian ka theksuar në takimin me Berishën nevojën e forcimit të bashkëpunimit të policive dhe agjencive të vendeve në goditjen e krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe në veçanti koordinimit në masat shtrënguese kundër pasurisë së fituar në mënyrë kriminale.
Liberalizmi i vizave ka qënë një ndër temat kryesore të bisedës mes dy zyrtarëve. Maroni shprehu besimin se Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE-së do ti hapë rrugë liberalizimit të vizave në mesin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë kryeministri shqiptar tha se Italia do jetë avokatja e Shqipërisë në këtë proces.
(m.a/News24/BalkanWeb)