E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adili lëndohet rëndë, mungon gjashtë muaj

Talenti me prejardhje nga Kosova, Endogan Adili e ka pësuar një lëndim të rëndë, me ç’rast do të mbetet rreth gjashtë muaj jashtë fushave të blerta. 17 vjeçari - i cili aktivizohet në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e Grasshopersit– e ka pësuar një lëndim të rëndë – ligamentet, ka raportuar portali i njohur zviceran, Blick.ch.

Adili pati bërë ‘bum’ në Zvicër më 13 maj të vitit 2010, kur pati shënuar gol ndaj FC Aarau. Kjo pasi talenti kosovar ishte bërë futbollisti më i ri i të gjitha kohëve në Zvicër që kishte shënuar gol në elitën e futbollit të këtij vendi. Në atë kohë ai ishte vetëm 15 vjeçar, duke e thyer kështu rekordin që e mbante Johan Volanthen, i cili kishte realizuar në moshën 16 vjeç.

Madje, disa media kishin konstatuar se në asnjë vend të botës, asnjë futbollist në atë moshë nuk kishte shënuar gol në rangun më të lartë të garave, siç kishte bërë Adili në Zvicër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›