E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajton Carl Bildt për Serbinë

Ditë e keqe për shefin e diplomacisë suedeze, Carl Bildt. Ministri i jashtëm i këtij shteti ka përdorur rrjetin social Twitter për të shprehur zemërimin e tij për vendimin e BE-së, duke i kritikuar shtetet refuzuese.

“ Serbisë është dashur t’i jepet statusi i kandidatit për në BE deri më tash. E pa mençur dhe shkurtpamëse politika e shteteve që bllokuan. I gjithë Ballkani përket në Evropë”, ka shkruar Bildt, transmeton Indeksonline.

Duke iu përgjigjur ish-ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Dennis McShane i ka thënë Bildtit se Serbia po bën politikë vetë-shkatërruese prandaj nuk e mori statusin e kandidatit. Bildt loboi shumë për të ndihmuar Serbinë, por pa efekt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›