Jahjaga përgëzon Krasniqin

“Ju përgëzoj për këtë jubile të rëndësishëm të parlamentarizmit në shtetin tonë, me përkrahjen time që Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, të shprehë interesat e të gjithë qytetarëve në zhvillimin e proceseve demokratike dhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe në rrugën e integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet në urim.
Jahjaga ka thënë se Kuvendi i Kosovës është institucioni kryesor i ndërtimit dhe i harmonizimit të politikave dhe puna e tij në kontrollin demokratik të qeverisjes është shumë domethënës në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë.
Ndryshe, me rastin e dhjetëvjetorit të punës së Kuvendit nesër mbahet seancë solemne, ku deputetëve do t’iu drejtohet me një fjalë rasti kryeparlamentari Jakup Krasniqi.