Spalletti kërcënon Zenitin

Suksesi i tyre është lavdëruar nga mediet ruse dhe ekspertët e futbollit por italiani Spalletti beson se duhet të ndërtojë suksesin e tij me transferimin e më tepër futbollistëve kualitativ për të cilët thotë se ka nevojë skuadra e tij. “Kënaqem shumë në St Petersburg dhe do të më pëlqente të vazhdojë punën këtu”, tha Spaletti për agjencinë e lajmeve AFP.
“Por, për të vazhduar progresin tonë ne duhet të përmirësohemi me së paku një qift të futbollistëve të nivelit të lartë. Ne duhet të shkojmë përpara përndryshe do të paraqes dorëheqje. Është koha që të transferojmë futbollistë me klas të lartë”, u shpreh ai. Zenit vazhdoi garën duke ndalur Porton në barazim pa gola në Portugali të martën që u mundësoi të përfundojë në pozitën e dytë në Grupin G prapa APOEL Nicosia.