Adios Zuleta, vjen Dalic
Masakra qe i bene para dy ditesh serbo-boshnjaket e Modricas, Dinamo ka sjelle dhe reagimin-furtune ne stolin blu. Presidenti Besnik Sulaj nuk e ka kaperdire humbjen qe pesoi ekipi i tij nga amatoret e Modricas (ose me mire ka shfrytezuar rastin) dhe e ka larguar trajnerin argjentinas, Marselo Havier Zuleten, nga drejtimi i Dinamos. Ka qene nje vendim i marre ne oret e vona te nates se te martes, ku menjehere pas ndeshjes, kreu i bluve eshte takuar me Zuleten dhe i ka komunikuar vendimin e formes se prere. Argjentinasi natyrisht ka mbetur i befasuar, se fundja asnje nuk mund te gjykohet pas vetem 90 minutave loje, por nuk i mbetet gje tjeter vecse te pranoje fatin e tij, pasi ato 90 minuta loje ishin vertet te turpshme. Por trajneri nuk do t'i ktheje i vetem majat nga thembrat, pasi bashke me te i kane thene "adios" Dinamos dhe kolonia argjentinase, qe Zuleta solli me vete. Loja e futbollisteve nga vendi i Maradones ka zhgenjyer tere tifozet, qe ne kor gjate ndeshjes therrisnin emrat e lojtareve shqiptare, sidomos te portierit Elvis Kotorri, i cili u largua per shkak se Zuleta solli nje gardian tjeter me vete, apo edhe te Julian Ahmataj, ish-kapitenit te bluve, qe qendroi gjate ne nxehje dhe nuk pati fatin te aktivizohej per nje minute te vetme. Megjithate, gjate diteve te para ndeshjes, eshte shkruar dhe ne media se aventura e Zuletes do te perfundonte ende pa nisur mire, sepse presidenti Sulaj kishte mundur te gjente nje akord me Zllatko Dalicin, trajnerin e Shpresave te Kroacise, i cili u shpreh mjaft i interesuar per te marre ne dore fatet e klubit kampion. Madje, Zllatko Dalic ka qene i pranishem te marten ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", ku Dinamo u mund 2-0 nga Modrica, per te mos thene qe e ka shijuar cdo gol te boshnjakeve me nje kenaqesi te vecante, pasi shikonte se si afrohej kontrata e majme.
Dalic, gati te prishe kontraten me Federaten kroate
Trajneri kroat, Zllatko Dalic, i cili ka drejtuar me pare dhe ekipet e Rijekes dhe Varteks Varazhdinit, eshte nisur dje drejt vendit te tij, ku do te kete nje takim me kreret e Federates Kroate te Futbollit per te prishur ne menyre te njeanshme kontraten qe e mban te lidhur me kete institucion. Dalic, momentalisht, eshte trajneri i Shpresave te Kroacise, por ka vendosur te firmose per kampionet e Shqiperise.