E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volejbolli kuqezi eshte ne dite te hallit

Te parat qe e kane raportuar kete lajm kane qene mediet serbe, te cilat nuk mund te linin nje rast te tille t'u ikte nga duart: FIVB-a, Federata Nderkombetare e Volejbollit ka vendosur te perjashtoje Federaten Shqiptare te Volejbollit nga te gjitha aktivitetet qe ajo organizon, per shkak te takimit miqesor qe Shqiperia zhvilloi me perfaqesuesen e Kosoves, me 4 korrik. Krahas ndalimit te ndeshjeve per te gjitha grupmoshat e Kombetares shqiptare, ky pezullim po ashtu ia ndalon sekretarit te Pergjithshem, Leonard Tase, pjesemarrjen ne forumet nderkombetare. Per volejbollin shqiptar halleshume, ky lajm eshte vertet i rende, pasi problemet qe ka pasur ne vitet e fundit ky sport kane qene nga me te ndryshmet, duke nisur qe te financimet e varfra per skuadrat e deri te grevat e shpeshta te gjyqtareve, te cilet nuk merrnin shperblimet e tyre per nje kohe te gjate. Pezullimi i FSHV-se eshte gjithashtu dhe nje paralajmerim per vendet e tjera te botes, per te mos pranuar asnje perballje qofte edhe miqesore me Kosoven, pasi FIVB nuk e ka pranuar anetaresimin e shtetit me te ri ne Ballkan ne strukturat e saj. Shqiperia e sheh veten jashte hartes boterore te evropianit per nje kohe te pacaktuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›