E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata , Nishani:Do marrim hapa konkrete


Projekti për administratën publike është një nga 12 kushtet për të qenë pjesë e BE, dhe Shqipëria po ndërmerrë hapa konkrete për këtë pikë. Kështu është shprehur ministri i brendshëm Bujar Nishani në takimin me anëtarë të Bordit Drejtues të RESPA, ku ka qenë të pranishëm edhe homologet e tij te rajonit, nga Mali i Zi, Kroacia si dhe Serbia.

Projekti që po zbatojmë për Shqipërinë merr një rëndësi të veçantë duke marrë prasysh objektivat e Shqipërisë lidhur me kërkesën për statusin e vendit kandidat. Të përgjegjshëm mbi domosdoshmërinë e plotësimit të kritereve politike, kritereve ekonomike dhe të standarteve europiane në një numër të gjerë fushash e sektorësh, të kërkuara në kuadër të kërkesës për fitimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Europian, Qeveria e Integrimit Europian ka identifikuar ,po zbaton, përmbush planin e veprimit të 12 kritereve të vendosura nga Komisioni Europian ku do përmendja për rëndësinë e vecantë që merr nje nga kriteret me rekomandimin përkatës - ai i Adminsitratës Publike. Ky rekomndim synon të kryhen hapat thelbësorë të reformës në administratën publike, përfshi ndryshimet në ligjin për shërbimin civil dhe forcimin e Departamentit të Administratës Publike, me synim që të rritet profesionalizimi dhe depolitizimi i administratës publike, si edhe të forcohet qasja që emërimet dhe ngritjet në detyrë të bazohen në transparencë dhe merita.

Ndër të tjera kreu i ministrisë së brendëshme ka vënë theksin gjithashtu edhe në prioritetin që ka vendi ynë, ndryshimet në ligjin për shërbimin civil.

Nën platformën e asistencës së projektit të ReSPA mbështetur nga Delegacioni Europian, Administrata Publike në Shqipëri, por jo vetëm, në përmbushje të detyrimeve të standarteve Europianë ka në prioritet dhe në fokus ndryshimet në ligjin për shërbimin civil si dhe zbatimin e plotë të kuadrit ligjor ekzistues.
Takimi i Bordit të Drejtuesve synon pikërisht në diskutimin dhe aprovimin e Programeve dhe Planifikimeve të fazave të ardhshme të këtij zbatimi të rëndësishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›