“Arrest në burg” për tre të arrestuarit për trafik droge

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë jep masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të arresuar për trafik droge, por e dërgon dosjen në gjykatën e shkallës së parë. Shkak për moskopetencën e saj ka qenë ndryshimi i masës së sigurisë nga trafikimin e lëndëve narkotike në mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
Ndryshimi vjen pasi ekspertiza e sjellë në organin gjykues të lëndës së dyshuar si heroinë, ka rezultuar sipas ekspertizës së është paracetomol dhe kafetinë. Kjo ka sjellë që në masën e sigurisë gjykata të deklarojë si Gjykatë jokompetente për shqyrtimin e mëtejshëm të akteve të sjella nga Prokuroria "Për Krimet e Rënda" Tiranë dhe dërgimin e këtyre akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane si Gjykate kompetente për tre të arrestuar turkut Vebi Alioglu Abdulla Kili si dhe Edmond Gërxhani.
Të tre u arrestuan ditën e shtunë nga një operacion i policisë së shtetit ku u sekuestrua një sasi prej rreth 3 kg e 430.4 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në qarqet Korçë dhe Tiranë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë nga Seksioni kundër narkotikëve në bashkëpunim me Policinë Kufitare është ushtruar kontroll në automjetin e drejtuar nga shtetasi Edmond Gerxhani, të cilit gjatë kontrollit të bagazheve iu gjet e sekuestrua një sasi prej rreth 2 kg e 392.4 gram lëndë narkotike e dyshuar heroine, e cila ka rezultuar paracetomol dhe kafetinë.