E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e ACR-së, Nikolla: Do vijojmë protestat

Minatorët e Bulqizës kanë refuzuar thirrjen e kompanisë “ACR” për të ndërprerë grevën e urisë ndërsa kanë theksuar se do të përshkallëzojnë më tej protestat.

Në një linjë telefonike për “Ora News”, kreu i konfederatës së sindikatave të minatorëve Kol Nikolla ka theksuar se minatorët janë të gatshëm të ulen në tryezë me kompaninë ACR për të arritur një marrëveshje institucionale dhe ligjore por nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për largimin e drejtorit të minierës.
 

“Presim në mënëyrë institucionale për t`u ulur në tryezë dhe të arrijmë një marrëveshje në përputhje me ligjet për kërkesat e minatorëve” ka theksuar Nikolla ndërsa ka theksuar se me largimin e drejtorit të minierës nënkuptohet reformimi total i administratës.

Sipas tij zgjidhja e vetme për situatën në Bulqizë do të jetë vetëm plotësimi i të gjitha kërkesave të minatorëve ndërsa theksoi se deri në arritjen e një marrëveshjeje minatorët do të vijojnë protestat publike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›