Elbasan, makina del nga rruga,tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesdiën e sotme në Elbasan.
Një makinë me targa të huaja e cila drejtohej nga një 16-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur shtetasit A.P 16-vjeç , T.Kasa 28-vjeç , A.Hysa 17 vjeç.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit Ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Sipas hetimeve paraprake te policisë mësohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.