E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata, 3000 nepunes me shume ne vitin 2008

Administrata qendrore do te punesoje rreth 3000 nepunes me shume kete vit, duke u nisur nga ai i meparshmi. Keshtu, diten e djeshme, qeveria miratoi edhe numrin e punonjesve buxhetore ne vitin 2008 per ministrite dhe institucionet qendrore. Kete vit ne administraten qendrore numri i punonjesve do te jete 105134 vete, pra rreth 3000 nepunes do te punesohen per here te pare kete vit ne administrate. “Numri i punonjesve buxhetore, ne vitin 2008, per ministrite dhe institucionet qendrore, eshte 105134 vete. Ngarkohen te gjitha ministrite dhe institucionet qendrore per zbatimin e ketij vendimi”, theksohet ne projektvendimin e paraqitur ne qeveri nga Ministria e Financave. Keshtu pritet qe ministrite qe do te shtohen punonjesit e tyre te jene kryesisht ajo e Arsimit dhe Shendetesise. Kjo per pasoje se shtesat me punonjes jane me te nevojshem ne ato ministri, te cilat po iu nenshtrohen edhe reformave me te medha. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha theksoi se eshte shume i rendesishem edhe procesi i modernizmit te administrates, proces ky qe kerkon edhe rritjen e numrit te punonjesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›