Gjyqesori, kufizohet “Presidenti”
Rozeta Rapushi
Kufizohet kompetencat e Presidentit porsa i perket afatit kohor te dekreteve per gjyqesorin. Ne nje nen te vecante, deputetet percaktuan edhe detyrime per kreun e shtetit. Ne projektin e miratuar, Presidentit i vendoset nje afat prej 30 ditesh, nga i papercaktuar qe ishte, per t’u shprehur per emerimin e nje gjyqtari. Si dhe te jape numrin e gjyqtareve per cdo gjykate. Nderkohe qe gjyqtareve do u rriten pagat ne baze te vjetersise, ndersa kryetareve 10%, duke nisur nga 1 janari 2009. Me ne fund, Komisioni parlamentar i Ligjeve mbylli dje me konsensus ndryshimet ne ligjin “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor”, duke vendosur kufizim ne 4 vjet per mandatin e kryetareve te gjykatave, si dhe kritere te reja per rritjen ne karriere e masat disiplinore ndaj tyre. Kryetari i komisionit, Fatos Beja, dha dje “lajmin e mire”, per mbylljen e mosmarreveshjeve per ligjin, qe eshte pjese e reformes ne drejtesi. “Ky projektligj do te permiresoje funksionimin e pushtetit gjyqesor, do te rrise pavaresine e gjyqtareve dhe do te ule ndjeshem hapesirat per korrupsion”, tha Beja. Me konsensus, anetaret vendosen qe te drejten e propozimit te kryetareve per gjykatat te mos e kete me ministri i Drejtesise, por Keshilli i Larte i Drejtesise (KLD). Ne projekt u vendos qe te gjithe gjyqtaret do te kene te drejte konkurrimi per postin e kryetareve.
Eshte percaktuar mandat katervjecar per kreret e gjykatave me te drejte rikandidimi. Per ceshtjen e pagave, ligjvenesit kane rene dakord qe per asnje gjyqtar nuk do te kete ulje te pages, perkundrazi atyre me pervoje do t’ju rritet nga shkalla ne shkalle. “Pas pese vjetesh ne sistemin e pare, cdo vit do te rritet 2% rroga, deri ne 25 vjet. Po ashtu ne shkallen e dyte, pas 15 vjetesh ne sistem, nje gjyqtare i apelit cdo vit i rritet 2% rroga. E njejta gje deri ne 25 vjet”, sqaroi kryetari. Po keshtu, sipas Bejes, komisioni vendosi qe t’jua rrise ne masen 10% pagen kryetareve te gjykatave. Ndersa krereve te Gjykates se Apelit ne Tirane dhe Krimeve te renda pervec 10% mbi pagen e tyre, do t’u jepen edhe 10% shtese tjeter per kushte te vecanta, me synim afrimin me pagen e ministrit. Per rritjen qe do te nise ne janar te vitit te ardhshem, buxheti i shtetit do te shtoje nje fond prej 7 milione lekesh per gjyqesorin.
Vleresimi i punes se gjyqtareve do te behet ne nje afat kohor prej 3 vjetesh nga KLD. Per sa u perket instrumenteve te kontrollit, ne projektin aktual ato nuk preken. Ne pamundesi per te arritur konsensus se kush do te kontrolloje gjyqtaret, KLD apo Ministria e Drejtesise, komisioni i la sic jane dy inspektorate kontrolli, si ne KLD ashtu edhe ne ministri. “Puna me reformen ne drejtesi nuk perfundon me kete ligj. Do te vijoje hap pas hapi”, tha Beja. Komisioni vendosi te shkrije gjykatat ushtarake e te nxise si detyrim ligjor krijimin e gjykatave administrative.
Reforma zgjedhore
Ligji, rregullat e reja per gjyqtaret
Vetem 10% te numrit te pergjithshem te gjyqtareve mund te rekrutohen nga ish-gjyqtare qe nuk kane mbaruar shkollen e Magjistratures
Karriera
Gjyqtari duhet te kete 7 vjet ne shkallen e pare, para se te emerohet ne Apel
Te mos kene mase disiplinore ne fuqi
Te jene vleresuar shume mire per aftesite e tyre profesionale ne dy heret e fundit nga KLD
Vleresimi i aftesive profesionale te cdo gjyqtari do te behet cdo 3 vjet
Kryetaret e gjykatave
Emerimi do te behet me konkurrim te hapur nga KLD
Mandati kryetarit do te jete 4-vjecar, me te drejte rikonkurrimi
Mandati mbaron kur zgjidhet anetar i KLD-se
Shkarkimi nga KLD behet me kerkese te 5 anetareve te KLD-se, te zv/kryetarit apo ministrit te Drejtesise
Statusi
Fiksohet nje afat 30 ditesh per dekretin e emerimit te gjyqtarit
Gjyqtari mund te delegohet ne nje gjykate tjeter vetem per ceshtje te caktuara
Futet e drejta e gjyqtarit per t’u ankuar ndaj mases disiplinore ne Gjykaten e Apelit
Paga
Shperblimi do te lidhet me pervojen dhe rezultatet profesionale individuale ne karriere
Asnje gjyqtari nuk do t’i ulet paga, atyre me pervoje do ju rritet
Kryetari i Gjykates merr 10% me shume se paga e tij individuale, ndersa kryetari i Apelit Tirane dhe ai i Krimeve te Renda pervec 10% mbi pagen individuale merr dhe 10% shtese per kushte te vecanta, me mundesi per te arritur pagen e gjyqtarit te Gjykates se Larte, pra pagen e ministrit.
Rritet fondi i pagave per gjyqtaret, duke filluar nga 1 janari 2009
KLD
Ben cdo 3 vjet vleresimin e aftesive profesionale te gjyqtareve
Krijon e mban regjistrin e te gjithe gjyqtareve te shkalles se pare dhe Apelit
Shkrihen gjykatat ushtarake te shkalles se pare dhe Apelit
Percaktohet detyrimi ligjor per ngritjen e gjykatave administrative
Presidenti cakton me dekret numrin e gjyqtareve per cdo gjykate