E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia blen anije luftarake

Modernizimi i forcave detare shqiptare me anije patrulluese te medha, pritet t’i kushtoje buxhetit te shtetit 20 milione euro. Ne kuader te perpjekjeve te Shqiperise per t’u bere pjese e NATO-s, modernizimi i forcave detare eshte nje kusht kryesor dhe buxheti do ta paguaje kete fature per nje periudhe 4-vjecare. Keshtu, diten e djeshme, qeveria miratoi nje marreveshje me qeverine holandeze, per financimin e projektit “Kater anije patrulluese per Rojen Bregdetare te Shqiperise”. Ne total, pajisja e flotes detare shqiptare me keto 4 anije ka nje vlere prej 31 milione eurosh, por nje pjese, prej rreth 11 milione eurosh do te financohet si grant nga qeveria holandeze. Kjo marreveshje e miratuar ne mbledhjen e djeshme te qeverise sjell si risi faktin se 3, nga 4 anijet patrulluese, do te prodhohen ne vend, duke angazhuar keshtu nje numer te madh punonjesish per ndertimin e tyre.
Ne relacionin qe shoqeron kete vendim, theksohet se me ndertimin e ketyre anijeve, Shqiperia mbush edhe nje boshllek te madh ne permbushjen e detyres per luften kunder trafiqeve te paligjshme ne det. Nga ana tjeter, kjo nisme vjen edhe ne nje kohe kur skadon edhe afati i moratoriumit te miratuar nga qeveria per ndalimin e qarkullimit te mjeteve motorike ne bregdetin shqiptar, i quajtur ndryshe dhe moratoriumi i “skafeve”. Ne relacionin qe shoqeron kete marreveshje, theksohet se kompletimi i strukturave operacionale te Forcave Detare me anije patrulluese te medha eshte prioritet, per shkak te gjendjes aktuale te anijeve patrulluese, te cilat nuk sigurojne dot permbushjen e misioneve te caktuara.
“Rreziqet e sotme si, krimi i organizuar, emigracioni joligjor, fatkeqesite natyrore, terrorizmi, trafiqet e paligjshme, trafiku i armeve konvencionale dhe atyre te demtimit ne mase, jane prezent edhe ne ambientin detar”, theksohet ne relacionin e marreveshjes mes qeverise shqiptare dhe asaj holandeze. Por, ne kuadrin e anetaresimit ne NATO, forcat detare duhet te kalojne edhe disa shkalle te tjera modernizimi, si zevendesimin e anijeve te vogla patrulluese, anijeve per anti-ndotjen, rimorkiatoreve dhe anijeve polumbare. Nga ana tjeter, kesaj force detare i duhen edhe anijet luftarake, per te qene keshtu e denje te qendroj ndaj flotave te vendeve anetare te NATO-s.
Prodhimi ne vend
Brenda 4 viteve te ardhshme, Shqiperia do te prodhoje ne vend 3 anije te medha patrulluese per forcat tona detare. Sipas marreveshjes, te miratuar dje nga qeveria shqiptare, forcat detare te Holandes do t’i ofrojne mundesine Shqiperise qe 3, nga 4 anijet qe do te patrullojne ne brigjet tona, te ndertohen ne vend. Kjo pritet te prodhoj edhe vende te reja pune, duke qene se ndertimi i ketyre anijeve kerkon fuqi te madhe punetore.
Anijet luftarake
Me marrjen e ftese se Shqiperise per t’u bere anetare e NATO-s, flota detare ne vend duhet te pajiset edhe me anije luftarake, te cilat jane te domosdoshme per nje vend qe eshte pjese e kesaj strukture te fuqishme ushtarake. Por, per keto anije, Shqiperia duhet te paguaje nje kosto te madhe financiare, pasi ato nuk mund te prodhohen ne vend dhe per pasoje do t’ju blihen forcave te tjera detare.
Moratoriumi anti-skaf
Nenshkrimi i marreveshjes mes qeverise shqiptare dhe asaj holandeze per ndertimin e 4 anijeve te medha patrulluese, vjen ne nje moment kur ne Shqiperi pushon se ekzistuari edhe moratoriumi, qe ndalon qarkullimin e mjeteve motorike ne bregdetin shqiptar. Ndertimi i anijeve te medha patrulluese pervecse eshte nje kusht i NATO-s per Forcat Detare Shqiptare, nga ana tjeter sjell edhe sigurine e vijes bregdetare shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›