Pergjimi, SHISH kunder qeverise
Rozeta Rapushi
Kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH), Bahri Shaqiri, u ankua ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Sigurise, se ne ndryshimin e ligjit per pergjimet telefonike, nuk jane perfshire disa kerkesa te tij. Pa dhene shume detaje mbi debatin per zgjerimin e te drejtes se pergjimit nga institucioni qe ai drejton edhe te Policia e Shtetit e Kontrolli i Brendshem ne ministri, sipas nenkryetarit te komisionit, Petro Koci, Shaqiri eshte shprehur se disa kerkesa te tij nuk jane pasqyruar ne projekt. Duke qendruar keshtu, larg debatit mes forcave politike mbi te drejten e pergjimit, mesohet se kreu i sherbimit sekret nuk ka munguar te shprehet se, pavaresisht ndryshimeve te kerkuara, ai nuk ka arritur te pretendoje deri ne kete shtrirje pergjimesh te policia dhe Ministria e Brendshme, duke u shprehur indirekt kunder. Debati pritet te arrije kulmin, kur para komisionit do te raportoje ministri i Brendshem, Bujar Nishani, pasi ndryshimi ligjor percakton se dhe sektoret qe varen prej tij, si Policia e Shtetit e Kontrolli i Brendshem, do te kene te drejte te bejne pergjime telefonike. E drejte kjo qe deri me sot e ka vetem SHISH dhe prokuroria. “Ne jemi kunder ndryshimeve te tilla ligjore, qe lene vend per abuzime te pergjimi i telefonave”, tha nenkryetari Koci per gazeten.
Gjate mbledhjes se djeshme, deputetet e opozites kritikuan serish se projekti ka probleme te medha dhe ka nevoje per ndryshime te metejshme. “Projekti ka probleme e pasaktesi. Ministri i Brendshem eshte thirrur pikerisht per kete ceshtje, qe te jape shpjegimet e veta”, tha nje prej anetareve, Pirro Lutaj. Sipas tij, projekti i qeverise ka probleme dhe sjell konfuzion dhe ne ligjet e tjera. “Pas diskutimeve qe do te bejme me ministrin, ne do te insistojme qe ndryshimi i ligjit te behet i azhurnuar me gjithe legjislacionin shqiptar, jo i shkeputur”, tha Lutaj. Ministri Nishani do te jete i fundit qe do te degjohet nga komisioni per kete projektligj. Opozita eshte kunder projektligjit, pasi, sipas tyre, zgjerimi i sferes se hetimit, le vend per abuzime.
Disa deputete te mazhorances, si Jak Ndokaj e Artur Hasanbelliu, kerkojne qe fillimisht te mbylle punen komisioni hetimor per pergjimet, me pas te mendohet per ndryshime. Opozita eshte dakord vetem me pjesen qe pajisja e pergjimit te jete ne Prokurorine e Pergjithshme. Ndryshimet ne ligjin per “Pergjimet telefonike”, synojne qe te zgjerojne rrethin e institucioneve qe kane te drejte te pergjojne telefonatat. Keshtu, pervec SHISH dhe Prokurorise se Pergjithshme, e drejta e pergjimit i jepet edhe seksionit te pergjimeve te Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme. Ne keto dy struktura do te shtohen edhe punonjes te posacem per te kryer pergjimin.
Raportimi
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, do te jete i fundit qe do te raportoje ne Komisionin e Sigurise per ndryshimet ne ligjin per “Pergjimet telefonike”. Nishani do te shprehet per marrjen e te drejtes se pergjimit edhe nga Policia e Shtetit si dhe Kontrolli i Brendshem ne ministrine e tij. Nderkohe qe, te drejten e pergjimit e ka vetem SHISH dhe Prokuroria e Pergjithshme.
Kundershtimi
Opozita nuk pranon qe Policia e Shtetit dhe Kontrolli i Brendshem ne Ministrine e Brendshme te kene te drejten e pergjimeve te telefonave. Serish dje, deputetet e majte kundershtuan ne komisionin e sigurise projektin per ndryshime ne ligjin per “Pergjimet telefonike”. Nenkryetari i komisionit, Petro Koci, tha se ndryshime te tilla do te krijojne me shume abuzime.
Akuza
Deputeti Pirro Lutaj tha dje se qeveria kerkon t’i jape policise kompetenca te ekzagjeruara, si e drejta e pergjimit te telefonave. Sipas tij, ne kete menyre vetem sa zgjerohet sfera e personave qe do te pergjohen. Per Lutaj, projekti ka dhe probleme te tjera e perplasje me ligje ne fuqi, si ai i Kodit te Procedures Penale.