E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: ODIHR mbeshteti 5 propozimet tona

Delegacioni faktmbledhes i OSBE/ODIHR, i ardhur ne Tirane posacerisht per reformen zgjedhore, po perpiqet te ule ne diskutime konsensuale politiken shqiptare, te ndare tashme mes dy partive te medha, PD-PS dhe partite e vogla. Takimin e pare delegacioni i kryesuar nga Nikolai Vulcanov per reformen e zhvilloi me dy bashkekryetaret e komisionit, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami. Ky i fundit tha per gazeten, se delegacioni i OSBE/ODIHR-it ka vleresuar pese kerkesat e Partise Socialiste, qe u mbeshteten edhe nga PD. Ato jane hyrja ne zgjedhje vetem me karta identiteti, me lista te mbyllura, perfundimi i regjistrit te zgjedhesve, eliminimi i fenomenit te “Dushkut”, si dhe percaktimi i nje sistemi zgjedhor proporcional te personalizuar. Sipas Islamit, delegacioni do te ndikoje dhe ne perplasjet qe partite e medha kane me aleatet e tyre, te cilet nuk pranojne qe reforma zgjedhore te nise me keto kushte si zhvillimi zgjedhjeve me lista te mbyllura. Menjehere pas ketij takimi, delegacioni nderkombetar zhvilloi takime te vecanta me kreret e partive te vogla politike si Nard Ndoka i PDK, Ilir Meta i LSI dhe Fatmir Mediu i PR. Gjate takimeve zhvilluar pasditen e djeshme, kreret e partive te vogla e njohen delegacionin me verejtjet qe kane per ecurine e reformes deri me sot, si dhe perqendrimin e reformes ne dy partite e medha politike. Nga ana e tij, kreu i LSI, Ilir Meta, ka paraqitur para delegacionit perpjekjet e LSI-se deri me sot per reformen dhe sugjerimet e bera nga kjo parti. Komisioni i posacem per reformen zgjedhore, prej muajsh ka ngecur ne diskutimin mbi perzgjedhjen e sistemit elektoral. Ne nje kohe kur kjo reforme eshte kyce ne procesin e anetaresimit te vendit ne strukturat euroatlantike.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›