E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga tre persona, rrëmbyen një të ri, kërkonin 7 mijë euro për lirimin



Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer e më pas mbajtur peng për tre ditë një të ri nga Durrësi. Sipas burimeve të policisë, janë arrestuar shtetasit Ismail Hamiti, 47 vjeç, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë; Arselona A. 20-vjeç dhe Andrea Leka, 28 vjeç, të tre lindur dhe banues në Lushnje. Të arrestuarit në datën 17 janar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të Muzeut të Dëshmorëve të qytetit të Durrësit kanë rrëmbyer shtetasin Gazmir Leka, banor i lagjes 10 të qytetit. Ata e kanë hipur në automjetin e tyre dhe e kanë çuar në qytetin e Lushnjës, duke e mbajtur të izoluar në banesën e njërit prej autorëve, konkretisht të shtetasit Ismail Hamiti. Dy ditë pas ngjarjes, prindërit e Gazmir Lekës kanë bërë një denoncim në polici, duke treguar se pasi djali nuk ishte kthyer në shtëpi, persona të paidentifikuar kishin kërkuar përmes një telefonate, një shumë prej 7 mijë eurosh në këmbim të lirisë së djalit. Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke përdorur mjete e metoda speciale të hetimit bënë të mundur identifikimin e vendndodhjen e autorëve, lirimin e pengut, si dhe arrestimin e tre personave të lartpërmendur. Sipas burimeve nga policia, pengu Gazmir Leka, në muajin nëntor të vitit 2008 i kishte marrë borxh njërit prej autorëve shumën prej 7 mijë eurosh dhe nuk e kishte kthyer ende. Personat e arrestuar akuzohen për konsumim të veprës penale të "rrëmbimit dhe mbajtjes peng për motive pasurore të personit".

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›