E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia mposht Gjermaninë

Mbrojtësi i Chelseat John Terry ia ka siguruar fitoren përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë e cila u zhvillua sonte në Olimpiastadium të Berlinit. Matthew Upson shënoi golin e parë të ndeshjes duke i dhënë epërsinë skuadrës mysafire (24'), ndërsa ky ishte edhe goli i parë i tij në fanellën e përfaqësueses së Anglisë. Pas një gabimi të mbrojtjes angleze, gjermanët arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë (63') me anë të Patrick Helmes. Mirëpo pa përfunduar takimi (84'), John Terry përmirësoi gabimin e repartit ku luan ai duke shënuar golin që i dha fitoren skuadrës së Fabio Capellos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›