Shqipëria barazon në Azerbajxhan
Kombëtarja shqiptare ka nxjerrë barazim 1-1 në miqësoren në udhëtim tek Azerbajxhani, pas një ndeshje mjaft të tensionuar në mes të lojtarëve kuqezi dhe arbitrit gjeorgjian, që nuk u tregua aspak profesional në këtë ndeshje.Vendasin kaluan të parët në epërsi me anë të një goli të Subashic pas vetëm 4 minutash lojë, edhe pse ai shënoi nga pozita jashtë lojë, ndërsa Ervin Skela nuk ka gabuar para portës kundërshtare shtatë minuta më vonë (11'), duke barazuar në 1-1, rezultat i cili mbeti edhe pas 90 minutash.
Pjesa e parë
Ndeshja në pjesën e parë u përcoll nga disa raste tensinuese që erdhën si rezultat i disa vendimeve të dyshimta të gjyqtarëve të ndeshjes, kulmi i të cilave ishte përjashtimi me karton të kuq i mbrojtësit Elvin Beqiri.
Përjashtimi i Beqirit erdhi pas një kartoni të dytë të verdhe, edhe pse mbrojtësi shkodran nuk bëri kurrfarë veprimi që do ta meritonte kartonin, që nxiti edhe protesta nga lojtarët kuqezi.
Pjesa e dytë
Pas një pjese të parë më aktive, pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e qetë. Të dy ekipet u duken ca të lodhura dhe nuk tentuan të sulmojnë shumë, gjë e cila edhe rezultoi me asnjë gol të shënuar.Për tu theksuar është se në këtë ndeshje me fanellën kombëtare kanë debutuar edhe dy sulmuesit Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika.
Azerbajxhan 1-1 Shqipëri:
Golat: Subashic 4' (1-0), Skela 12' (1-1)
Gjyqtar: Lasha Sligava
AZERBAJXHANI: Mehtiev (46' Veliev), Junisoglu, Idika (46' Dzhaligov), Shukurov, Sadihov, Çertoganov (79' Abdilajev), Abasov, Mamedov (46' Gusenov), Dzhvadov, Seinalov, Subashic (69' Nadirov)
SHQIPËRIA: Hidi, Beqiri, Vangjeli (46'), Lila, Dallku, Vrapi, Curri, Agolli (95' Muzaka), Bulku, Duro (73' Lika), Berisha (85' Sukaj), Skela
Kartonë të verdhë: Zeinalov/Duro, Agolli, Skela
Karton i kuq: Beqiri 45'