Administrata “bën ligjin” në përvjetorin e PD-së
13/12/2008 Themelimi i PD-së, militantët të harruar
Një pjesë e konsiderueshme e administratës shtetërore ka qenë dje e pranishme në festimet e organizuara me rastin e 18-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Ndryshe nga vitet kur PD-ja ka qenë në opozitë, në këtë përvjetor themelimi prania e personave që kanë marrë pjesë në ceremoni pothuajse ishte mbi 10 herë më e lartë. Dhe në këtë përvjetor kanë qenë të pranishëm jo vetëm drejtuesit e institucioneve të varura dhe të pavarura, të depolizuara ose jo, por edhe administratat e tyre. Ndoshta në këtë festë kanë qenë të pranishëm edhe ata që kurrë nuk kanë menduar se mund të marrin pjesë në festën e demokratëve, apo të tjerë që gjatë viteve kur ajo ishte në opozitë, ndryshonin edhe rrugën kur u duhej të kalonin pranë selisë së Partisë Demokratike. Ata ishin aty vetëm sepse sot kanë një vend në administratë dhe nesër sërish do të jenë në një përvjetor tjetër themelimi, pavarësisht se cila parti qeverisëse e feston. E rëndësishme dje për ta ka qenë t’u bënin karshillëk militantëve dhe anëtarëve të PD-së, ose të tregonin devotshmërinë kundrejt shefave të tyre. Dhe ashtu siç ndodh rëndom në ceremoni të tilla, më të harruarit ishin militantët e PD-së. Pavarësisht kontributeve të dhëna ndër vite, pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në mitingjet e opozitarizimit, siç duket në raste festash ata janë pjesë e parëndësishme. Ata sërish janë ndier inferiorë përballë punonjësve të administratës, të cilët madje janë kujdesur që të zënë vendet më në ballë, si për t’u treguar drejtuesve demokratë se ata janë aty. Ndoshta pjesa më e rëndësishme e një partie, militantët, janë të vlefshëm në fushata zgjedhore, pasi në ceremoni festive sallat mbushen nga punonjësit e administratave. Këta të fundit nuk kanë ngurruar që të jenë të parët që kanë hyrë në mjediset ku ishte vendosur organizimi i festës, sikundër kanë qenë të parët që kanë nxituar të jenë sa më afër vendit ku mund të kalonte apo qëndronte, qoftë edhe për pak çaste, lideri demokrat, Kryeministri Sali Berisha.
Këngë metal për Berishën
Kënga “Thunderstruck” e grupit të njohur të metalit AC/DC është zgjedhur nga organizatorët e festës së 18-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike për të pritur në sallën e Pallatit të Kongreseve kryetarin e kësaj partie, Sali Berisha. Kënga është vendosur në sfond sapo Kryeministri Berisha ka hyrë në mjediset ku është zhvilluar për mbi 2 orë festa e themelimit të partisë së parë opozitare në Shqipëri. Siç duket, melodia e kësaj kënge do të jetë ajo që do të shoqërojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Dallimet me vitet e mëparshme
Ndryshe nga vitet kur Partia Demokratike ishte në opozitë, festimet për përvjetorin e themelimit të kësaj partie këtë herë kanë qenë më madhështore. Këtë vit të pranishmit në festime jo vetëm kanë tejmbushur hollin qendror të Pallatit të Kongreseve, por edhe sallën kryesore të godinës. Ndryshe nga vitet e mëparshme, e gjithë ceremonia është transmetuar përmes një regjie të vetme, nga e cila merrnin pamjet kanalet televizive. Madje edhe vetë fjalimi i Kryeministrit Berisha është përqendruar në atë çka kjo parti ka bërë gjatë mandatit qeverisës 2005-2008.
Mungojnë ambasadorët
Ambasadorët e akredituar në Tiranë nuk kanë qenë të pranishëm në 18-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Siç duket, kjo ka qenë rruga e ndjekur nga diplomatët e huaj, të cilët prej kohësh nuk janë të pranishëm në festat që organizojnë partitë shqiptare për ditët e themelimit të tyre. Duket se arsyeja e vetme ka të bëjë me faktin se prania e tyre në festime të tilla mund të keqpërdoret nga subjektet politike, duke e artikuluar si mbështetje për partitë. Gjithsesi, në 18-vjetorin e themelimit të PD-së ishte i pranishëm ambasadori rumun George Miku.
Bon Jovi përcjell Berishën
Kënga “It’s my life” e Jon Bon Jovit është zgjedhur nga organizatorët për të mbyllur ceremoninë e festës së 18-vjetorit të Partisë Demokratike. Duket se çdo çast i rëndësishëm i kësaj festë është shoqëruar me një melodi të përzgjedhur me kujdes. Kështu, në çastin kur Kryeministri Sali Berisha vendosi të priste tortën, mbi të cilën ishte vendosur simboli i PD-së në sfond, menjëherë është vendosur kënga “Happy birthday”, e cila këndohet nga një grup fëmijësh. Prerja e tortës nga Berisha ka shënuar çastin më kulmor të festës, duke u shoqëruar me fishekzjarrë.