E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të rregullohet raporti midis zgjedhësve

Elbasan - Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë i ftuar të marrë pjesë në një nga mbledhjet e Bordit Qytetar të qytetit të Elbasanit. Rama ka bashkëbiseduar me anëtarët e këtij bordi për problemet që kanë ata në komunitetet e tyre shoqërore. Bordet qytetare janë struktura autonome brenda PSSH.

Në fjalën e tij para bordit, zoti Rama theksoi rëndësinë që kanë qyetetarët me ata që marrin votën. Kjo ishte diçka për të cilën të gjithë ne duhet të luftojmë, ka deklaruar Rama. “Duhet të ketë një fuqi qytetare për të komunikuar tek komuniteti nevojën për të patur memorien lidhur me ata që kërkojnë votën. Çfarë kanë premtuar dhe pse nuk duhet apo duhet t'ua japim votën. Dhe këtë duhet ta bëjnë sa më shumë njerëz, për t'i dhënë *një cilësi tjetër marrdhënies me ata që votohen dhe ato që votojnë, të zgjedhur dhe zgjedhësit. Të zgjedhurit në këtë vend duhet ta kuptojnë çdo herë e më shumë, se nuk është më e lehtë, por bëhet
gjithmonë e më e vështirë që të marrësh votën në rast se nuk ke dëshmuar se je në gjendje të bësh ato që thua. *Përfshirja në politikë nuk është
implikimi i drejtëpërdrejtë në një karrierë politike, por është implikimi i drejtëpërdrejtë në përpjekjen për të zgjidhur bashkë me të tjerët problemet e tua personale, që nuk i zgjidh dot vetëm. Nuk mund ta zgjidhë dot vetëm një nënë e re cilësinë e edukimit të fëmijës së saj në kopësht apo shkollë”, vijoi zoti Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›