E Diel, 1 Nëntor 2026

Rialokimi i fondeve, sërish në rrugë

13/12/2008  Ministria e Financave do të shtojë 14 miliardë lekë për Durrës-Kukës

Për autostradën janë edhe 30 miliardë lekë të reja nga buxheti 2009

Ministria e Financave do të rialokojë paratë e pashpenzuara nga institucionet e saj. Sipas zyrtarëve të këtij dikasteri do të ketë një shpërndarje të fondeve, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojë për financimin e ndërtimit të rrugëve dhe kryesisht në rrugën Durrës-Kukës. Mësohet se janë rreth 14 miliardë lekë që do të destinohen për këtë investim.

Rruga

E gjithë kostoja do të përballohet nga xhepat e tatimpaguesve shqiptarë. Veç parave të hedhura në këtë rrugë nga buxheti i shtetit një pjesë e mirë është marrë edhe me tregti tregtare, që do të thotë se këtyre detyrimeve u shtohen edhe interesat. Për këtë projekt, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave do të shpenzohen rreth 8 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por këtyre u shtohen edhe paratë e planifikuara për këtë projekt në buxhetin e vitit të ardhshëm, si dhe paratë nga privatizimi i kompanive shtetërore. Kryeministri i vendit sali Berisha është shprehur i vendosur për ta financuar këtë rrugë me të gjithë koston që do të nevojistet. Nga të ardhurat që do të sigurohen nga privatizimet, përfshi këtu ato të kompanisë së përpunimit të naftës, ARMO, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe kompanisë së sigurimeve, INSIG, për të cilët janë shpallur fituesit, një pjesë e mirë do të shkojë për këtë rrugë.

Investimet

Viti 2009 do të jetë sërish vit i investimeve në rrugë, pasi edhe një pjesë e konsiderueshme e parave të Ministrisë së Punëve Publike do të investohet në infrastrukturë. “Në buxhetin 2009 për rrugën Durrës-Kukës, kemi programuar për vitin 2009 dhe 30 miliard lekë të reja të tjera”, - ka deklaruar ministri i Financave, Bode pak kohë më parë. Mësohet se edhe nga shpenzimet kapitale me financime të huaja për gjashtë muajt e parë të vitit që arritën në total 16.7 miliardë lekë, 13.3 miliardë lekë janë përdorur vetëm për rrugën Durrës-Kukës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›