E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundër pr.ligjit për hapjen e dosjeve

Tiranë - Partia Socialiste është kundër projektligjit të paraqitur nga mazhoranca për hapjen e dosjeve. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erjon Braçe e ka cilësuar pr.ligjin në fjalë si një mbrojtje politike që kryeministri Sali Berisha po bën ndaj fajtorëve në çështjen e Gërdecit, Bashës dhe Fazlliç. Përmes një deklarate për shtyp, Braçe u shpreh se "Me kete ligj, PD kërkon te bllokoje dy çështjet e rëndësishme qe po hetohen nga Prokuroria, tragjedine e Gerdecit dhe dosjen e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic", u shpreh Brace.

Sipas tij, ligji godet prokurorët dhe gjyqtarët. Ai theksoi se kryeministri Berisha me deklaratat e një dite më parë ka ripërsëritur edhe një herë avokatinë e tij ndaj një ministri të pandehur. “Kryeministri jonë është shembull i një shoqërie korruptive. Akuzat e drejtuara ndaj ministrit të pandehur Basha, janë jo politike, por penale. Këto akuza vijnë nga institucionet kushtetuese”, tha Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›