Administrata dhe nxënësit në fushatë, Totozani: Grupe kontrolli blic
Tiranë- Duke ju referuar denoncimeve në media për përfshirjen e administratës publike dhe nxënësve të shkollës në fushata elektorale, Avokati i Popullit ka paralajmeruar për ngritjen e grupeve të kontrollit blic, gjatë fushatës.
Nëpërmjet një dekalarate të shpërndarë për mediat, Avokati i Popullit thekson se është duke monitoruar fushatën elektorale teksa bën me dije se pranë zyrës së tij end enuk ka ardhur asnjë denoncim nga personat në fjalë.
I çuditshëm fakti se nuk ka denoncime nga vetë personat. Për rrjedhojë nuk mund të ndërmarrim hetime. Po mendojmë të ngremë gjatë fushatës grupe kontrolli blic, të cilat do vihen në lëvizje kur të kemi informacione se po përdoret administrate,- thuhet në deklaratë.