E Diel, 1 Nëntor 2026

I sëmuri mendor vret 15-vjeçarin, brenda një lokali në Cërrik (FOTO)

sken-krimi-ne-cerrikCërrik- Një 15-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatari i tij që vuante nga probleme mendore, mëngjesin e sotëm në qytetin e Cërrikut.

Policia tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë ambientëve tëtë shkollës 9-vjeçare, në ambientët e një lokali në lagjen ‘Ferem Nr. 3′.

Policia tha se 14-vjeçari me iniciale E.F në gjendje depresive ka goditur adoleshentin me iniciale N.R, banorë i Cërrikut.

Menjëherë pas ngjarjes është kapur autori i këtij krimi të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes e po heton për zbardhjen e plotë të dinamikave të saj.

vrasjaVendi i vrasjes

Burime nga vendi i ngjarjes thanë për Gazetën IDEA se dy djemtë i përkisnin komunitetit egjiptian dhe se prindërit i kishin të dy të divorcuar. Mësohet se ata në momentin e ngjarjes ishin duke luajtut me letra me lekë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë nxënësit e shkollës shprehen se autori edhe herë të tjera kishte hyrë me forcë në ambientët e shkollës duke i kërcënuar ato. Ata shprehën se ndiheshin të frikësuar sa herë 14-vjeçari futej në ambientët e shkollës.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›